Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Financave: Bullgaria është në gjendje të përballojë krizat e ardhshme

Ministri i Financave Asen Vasilev
Foto: BGNES

Bullgaria është në gjendje të përballojë krizat e ardhshme pa rritur deficitin buxhetor. Kjo u njoftua nga Ministri në detyrë i Financave Asen Vasilev në Parlament. Ai paraqiti parametrat e azhurnimit të buxhetit për vitin e tanishëm që u shqyrtua në parlament. Ai parashikon që deri në fund të vitit buxheti të marrë 1.074 miliardë euro më shumë se të ardhurat e planifikuara, nga të cilat 980 milionë euro janë planifikuar për përballimin e valës pandemike. Ndihma për biznesin rritet me 220 milionë euro dhe me 171 milionë euro për kujdesin shëndetësor.

Debatet për azhurnimin e buxhetit të shtetit do të vazhdojnë të premten, njoftoi reporterja e BNR Marta Mlladenova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Byrekut në fshatin Banica

Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...

botuar më 25-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin

E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...

botuar më 25-05-16 7.45.MD

Çmimi fiks i energjisë elektrike për familjet mbetet... për momentin

Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..

botuar më 25-05-16 5.38.MD