Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dëgjoni Bullgarinë!” me BNR

Lajmet nga Bullgaria – çdo ditë në nëntë gjuhë nga Radio Bullgaria

Tashmë mund të dëgjoni emisionet tona “Bullgaria sot” në anglisht, gjermanisht, rusisht dhe turqisht

"Dëgjoni Bullgarinë!" është motoja me të cilën Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ fillon një sërë nismash për të prezantuar dhe promovuar vendin tonë në mesin e të huajve që shfaqin interes për biznesin, arsimin ose turizmin në Bullgari. Hapi i parë janë emisionet e lajmeve nga Bullgaria, të cilat përsëri do të mund të dëgjohen në nëntë gjuhë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë të BNR-së. Pas një pushimi pesëvjeçar, media publike rifillon transmetimet e përditshme, të përgatitura posaçërisht për dëgjuesit e huaj që janë të interesuar për vendin tonë ose tashmë jetojnë këtu.


Emisioni ynë i ri informativ "Bullgaria sot", i shpërndarë tërësisht në internet, përmbledh lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë, monitoron situatën Covid në vend, prezanton destinacione interesante turistike, kulturën dhe historinë e Bullgarisë. Për të promovuar muzikën bullgare ndër audiencën e huaj, çdo emision përfundon me "Kënga e ditës". Internet-programet mund të dëgjohen në çdo celular, në gjuhën përkatëse në ueb-sajtin e BNR-së: www.bnr.bg.

Emisionet e lajmeve "Bullgaria sot" filluan gjatë verës në anglisht, gjermanisht, rusisht dhe turqisht:

·  Në anglisht

·  Në gjermanisht

·  Në rusisht

·  Në turqisht 

Gjatë vjeshtës lajmet nga Bullgaria do të mund të dëgjohen edhe në spanjisht, frëngjisht, greqisht, serbisht dhe shqip.

Dëgjoni Bullgarinë, dëgjoni “Bullgaria sot”!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 10 shtator 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 10 shtator 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Mona Liza" në interpretim të grupit “Ostava”, i cili më 11 shtator do të festojë..

botuar më 24-09-10 3.00.MD

Bullgaria sot - 9 shtator 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë ju ofrojmë këngën më të re të interpretuesit Samuell Manueljan, sipas muzikës, tekstit dhe aranzhimit të krijuesit Dimitër Bodurov.  Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 24-09-09 3.00.MD

Bullgaria sot - 6 shtator 2024

Gëzuar 6 shtatorin - Ditën e Bashkimit të Bullgarisë! Në këtë program do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura në lidhje me festën kombëtare bullgare. Kemi përgatitur edhe dy këngë për ju. E para titullohet “Danubi i bardhë, i qetë”,..

botuar më 24-09-06 8.00.PD