Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet që deri më 10 shtator të aplikohen masa më të rrepta anti-epidemike

Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov
Foto: BGNES

Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov lëshoi ​​dy urdhra për zgjatjen e masave anti-epidemike. Njëri është në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme epidemike deri më 30 nëntor. I dyti zgjat deri më 10 shtator masat e aplikuara në degët e veçanta. Ai është lidhur me punën e qendrave të trajnimit dhe të atyre për fëmijët, me zhvillimin e ngjarjeve kulturore dhe argëtuese, të garave sportive, punën e palestrave, restoranteve, qendrave të argëtimit dhe tregjeve. Pritet që deri më 10 shtator të shpallet një urdhër me masa të reja më të rrepta kufizuese, i cili do të prekë sektorët e lartpërmendur, saktësuan për BNR nga Ministria e Shëndetësisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takimi i presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, 13 shtator 2024

Në Shkup vazhdojnë të diskutojnë vizitën jozyrtare të Siljanovska në Sofje

Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së..

botuar më 24-09-17 9.22.PD

Në Sofje hapet një festival arti në të cilin pjesëmarrës është edhe publiku

"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..

botuar më 24-09-17 5.10.PD

Parashikimi i motit për 17 shtatorin 2024

Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..

botuar më 24-09-16 7.35.MD