Rritet çmimi i gazit natyror me gati 20.5 për qind që nga 1 shtatori. Këtë e vendosi rregullatori energjetik. Kështu, këtë muaj karburanti blu do të kushtojë 69 leva dhe 40 stotinka (35.50 euro) për megavat orë pa tarifa dhe taksa. Drejtori ekzekutiv i Bullgargaz-it Nikollaj Pavllov shpjegoi shkaqet për rritjen. “Gjatë gjithë vitit 2021, ne po shohim një tendencë të rritjes së çmimeve. Kjo rritje vërehet jo vetëm në Evropë, por edhe në botë, dhe Bullgaria nuk mund të mbetet e paprekur nga këto procese”, tha Pavllov.
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..
Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..
Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe..