Sivjet festat tradicionale të Deljos në qytetin e malit Rodopa Zllatograd filluan më 10 shtator dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit. Edicioni i sivjetshëm i festivalit të larmishëm dhe shumëngjyrësh i është kushtuar jubileut 20 vjeçar nga krijimi i njërit prej komplekseve më të mëdhenj etnografik në vend. Një ekspozitë me fotografi në urën e mbuluar në qytetin e vjetër ndjek historinë 20 vjeçare të kompleksit. Vizituesit e Zllatogradit mund të shikojnë dhe koleksionin e pasur prej pikturave “Zonjat e para të Bullgarisë mesjetare”, të ekspozuar në sallën “Stanisllav Stratiev”. Mes ngjarjeve të cilat bëjnë një përshtypje më të madhe në Festat e Deljos është rikrijimi “Një ditë pazari përpara 100 vjetëve”, që do të zhvillohet më 18 shtator. Kurse për ditën tjetër është parashikuar shfaqja e filmit “Kompleksi etnografik Zllatograd - e kaluara dhe e ardhmja” e gazetarit udhëtues Simeon Idakiev. Që të gjitha ngjarjet zhvillohen gjatë një respektim të përpiktë të masave kundra epidemisë, thanë përpara Radio Bullgarisë organizatorët nga qyteti Zllatograd.
Festivali folklorik i është kushtuar kaçakut Deljo-vojvoda i cili kryeson çetën e arnautëve, e cila ka mbrojtur vendasit nga sulmet e osmanlinjve në të gjithë rrethin. Kujtimet për trimëritë e tij akoma janë të gjalla në tregimet e banuesve më të moshuar nga Zllatogradi.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..