Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festat e kaçakut Deljo e gjallërojnë qytetin Zllatograd në Rodopet

Foto: zlatograd.bg

Sivjet festat tradicionale të Deljos në qytetin e malit Rodopa Zllatograd filluan më 10 shtator dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit. Edicioni i sivjetshëm i festivalit të larmishëm dhe shumëngjyrësh i është kushtuar jubileut 20 vjeçar nga krijimi i njërit prej komplekseve më të mëdhenj etnografik në vend. Një ekspozitë me fotografi në urën e mbuluar në qytetin e vjetër ndjek historinë 20 vjeçare të kompleksit. Vizituesit e Zllatogradit mund të shikojnë dhe koleksionin e pasur prej pikturave “Zonjat e para të Bullgarisë mesjetare”, të ekspozuar në sallën “Stanisllav Stratiev”. Mes ngjarjeve të cilat bëjnë një përshtypje më të madhe në Festat e Deljos është rikrijimi “Një ditë pazari përpara 100 vjetëve”, që do të zhvillohet më 18 shtator. Kurse për ditën tjetër është parashikuar shfaqja e filmit “Kompleksi etnografik Zllatograd - e kaluara dhe e ardhmja” e gazetarit udhëtues Simeon Idakiev. Që të gjitha ngjarjet zhvillohen gjatë një respektim të përpiktë të masave kundra epidemisë, thanë përpara Radio Bullgarisë organizatorët nga qyteti Zllatograd. 

Festivali folklorik i është kushtuar kaçakut Deljo-vojvoda i cili kryeson çetën e arnautëve, e cila ka mbrojtur vendasit nga sulmet e osmanlinjve  në të gjithë rrethin. Kujtimet për trimëritë e tij akoma janë të gjalla në tregimet e banuesve më të moshuar nga Zllatogradi. 

Përpiloi: Veneta Nikollova 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD