Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numër i afërt i të infektuarve dhe i të shëruarve nga Covid-19

Foto: BGNES

437 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 5.97% e 7324 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në fund të javës nuk ka asnjë qark në vend me një numër tre shifror të të infektuarve rishtas. Shumica e rasteve janë në Sofje - 87, e ndjekur nga Varna me 60, Plovdiv me 33 dhe Burgas me 31 të infektuar. Rastet aktive janë 37 593. Numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur me 37 të tjerë dhe tani është 4 609. 373 persona të infektuar po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit, 53 persona vdiqën nga koronavirusi. 424 u shëruan. Vetëm 1 956 vaksina u dhanë të dielën. 2 407 986 bullgarë kanë marrë të paktën një dozë prej preparateve kundër pandemisë. Por vetëm gjysma – 1 236 422 kanë imunizim të plotë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD

Konfederata e Punës “Podkrepa” nis takime me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për buxhetin

Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..

botuar më 25-02-28 5.31.MD