437 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 5.97% e 7324 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në fund të javës nuk ka asnjë qark në vend me një numër tre shifror të të infektuarve rishtas. Shumica e rasteve janë në Sofje - 87, e ndjekur nga Varna me 60, Plovdiv me 33 dhe Burgas me 31 të infektuar. Rastet aktive janë 37 593. Numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur me 37 të tjerë dhe tani është 4 609. 373 persona të infektuar po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit, 53 persona vdiqën nga koronavirusi. 424 u shëruan. Vetëm 1 956 vaksina u dhanë të dielën. 2 407 986 bullgarë kanë marrë të paktën një dozë prej preparateve kundër pandemisë. Por vetëm gjysma – 1 236 422 kanë imunizim të plotë.
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..