Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë simbolin e fitores së Krishtit mbi vdekjen

Foto: BGNES

Më 14 shtator kisha ortodokse feston Lartësimin Universal të Kryqit të Shenjtë dhe Jetëdhënës të Zotit ose Ditën e Kryqit. Kjo është një nga Dymbëdhjetë Festat e Mëdha të cilat shënojnë ngjarje nga të ashtuquajturit rreth ungjillor. Ndryshe nga të tjerat, Dita e Kryqit kujton data të mëdha nga një kohë të mëvonshme. Ajo i kushtohet Kryqit të Shenjtë të Zotit, të quajtur akoma Kryqi Jetëdhënës mbi të cilin u kryqëzua Krishti. Kryqi, i cili pas vdekjes dhe ringjalljes së Shpëtimtarit, nga një simbol i turpit, siç ka qenë më parë, nderohet si një personifikim të  fitores së Krishtit mbi vuajtjet, mëkatin dhe frikën.  Në ortodoksi, një përkulje në shenjë nderimi përpara Kryqit të Shenjtë kryhet katër herë në vit-në të dielën e tretë nga Kreshmët e Mëdha, të quajtur Përkulja e Kryqit, në të Premten e Madhe, më 1 gusht dhe më 14 shtator. 

Festa është saktësuar në lidhje me disa ngjarje të rëndësishme në historinë kishtare - paraqitjen e Kryqit të Shenjtë perandorit Konstanti i Madh, gjetjen e Kryqit të Shenjtë në Golgotë dhe kthimin e tij pas ca kohe nga robëria persiane. 

Sipas legjendës, Elena, nëna e Konstantit, ka vajtur në Palestinë dhe me porosi të djalit të saj është kujdesur të ngrihen kisha në vendet të lidhura me ngjarjet ungjillore. Pas kërkimeve të gjata janë gjendur dhe tre kryqet, në të cilët dikur Krishti dhe dy grabitësit u kryqëzuan. Që të zbulojnë se cili është kryqi i Krishtit, në bazë të këshillit të Kryepeshkopit Makarij, tre kryqet u afruan njëri pas tjetrin pranë një gruaje të sëmurë. Menjëherë pasi është afruar pranë saj Kryqi i Krishtit, ajo është shëruar. Kryepeshkopi Makarij ka qëndruar në një vend të ngritur posaçërisht dhe e ka ngritur lart kryqin, që ta shikojnë njerëzit, të cilët kanë qenë mbledhur. Pas kësaj e ka lëvizur në të gjitha drejtimet. Që aty vjen dhe emri i festës. 

Përgatitja e festës fillon që më 13 shtator, kur besimtarë të shumtë shkojnë në Pyllin e Kryqit në Rodopet. Besohet se, aty po kështu është groposur një pjesë nga Kryqi i Shenjtë, prandaj vendi tërheq njerëz nga të gjitha moshat, të cilët shkojnë të luten për shëndet ose shërim dhe shpëtim nga sëmundje të rënda ose të pashërueshme. 

Shërbimet fetare lidhur me Lartësimin e Kryqit të Shenjtë fillojnë me liturgjitë e mbrëmjes më 13 shtator dhe vazhdojnë herët në mëngjesin e 14 shtatorit dhe përfshijnë disa liturgji dhe këngë të detyrueshme. Në vet ditën ka një traditë që priftërinjtë të shenjtërojnë ujin nëpër shtëpitë e besimtarëve.  

Në folklorin bullgar ekziston besimi se në ditën e Lartësimit të Kryqit dita dhe nata kryqëzohen-me fjalë të tjera bëhen të barabarta, pas kësaj dita fillon të zvogëlohet.

Në disa rajone e quajnë akoma ditën Grozdobernik, sepse atëherë fillon zyrtarisht vjelja e rrushit.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES, Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Mbi 300 studiues të Biblës mblidhen në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..

botuar më 24-07-14 9.40.PD

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD