Më 14 shtator kisha ortodokse feston Lartësimin Universal të Kryqit të Shenjtë dhe Jetëdhënës të Zotit ose Ditën e Kryqit. Kjo është një nga Dymbëdhjetë Festat e Mëdha të cilat shënojnë ngjarje nga të ashtuquajturit rreth ungjillor. Ndryshe nga të tjerat, Dita e Kryqit kujton data të mëdha nga një kohë të mëvonshme. Ajo i kushtohet Kryqit të Shenjtë të Zotit, të quajtur akoma Kryqi Jetëdhënës mbi të cilin u kryqëzua Krishti. Kryqi, i cili pas vdekjes dhe ringjalljes së Shpëtimtarit, nga një simbol i turpit, siç ka qenë më parë, nderohet si një personifikim të fitores së Krishtit mbi vuajtjet, mëkatin dhe frikën. Në ortodoksi, një përkulje në shenjë nderimi përpara Kryqit të Shenjtë kryhet katër herë në vit-në të dielën e tretë nga Kreshmët e Mëdha, të quajtur Përkulja e Kryqit, në të Premten e Madhe, më 1 gusht dhe më 14 shtator.
Festa është saktësuar në lidhje me disa ngjarje të rëndësishme në historinë kishtare - paraqitjen e Kryqit të Shenjtë perandorit Konstanti i Madh, gjetjen e Kryqit të Shenjtë në Golgotë dhe kthimin e tij pas ca kohe nga robëria persiane.
Sipas legjendës, Elena, nëna e Konstantit, ka vajtur në Palestinë dhe me porosi të djalit të saj është kujdesur të ngrihen kisha në vendet të lidhura me ngjarjet ungjillore. Pas kërkimeve të gjata janë gjendur dhe tre kryqet, në të cilët dikur Krishti dhe dy grabitësit u kryqëzuan. Që të zbulojnë se cili është kryqi i Krishtit, në bazë të këshillit të Kryepeshkopit Makarij, tre kryqet u afruan njëri pas tjetrin pranë një gruaje të sëmurë. Menjëherë pasi është afruar pranë saj Kryqi i Krishtit, ajo është shëruar. Kryepeshkopi Makarij ka qëndruar në një vend të ngritur posaçërisht dhe e ka ngritur lart kryqin, që ta shikojnë njerëzit, të cilët kanë qenë mbledhur. Pas kësaj e ka lëvizur në të gjitha drejtimet. Që aty vjen dhe emri i festës.
Përgatitja e festës fillon që më 13 shtator, kur besimtarë të shumtë shkojnë në Pyllin e Kryqit në Rodopet. Besohet se, aty po kështu është groposur një pjesë nga Kryqi i Shenjtë, prandaj vendi tërheq njerëz nga të gjitha moshat, të cilët shkojnë të luten për shëndet ose shërim dhe shpëtim nga sëmundje të rënda ose të pashërueshme.
Shërbimet fetare lidhur me Lartësimin e Kryqit të Shenjtë fillojnë me liturgjitë e mbrëmjes më 13 shtator dhe vazhdojnë herët në mëngjesin e 14 shtatorit dhe përfshijnë disa liturgji dhe këngë të detyrueshme. Në vet ditën ka një traditë që priftërinjtë të shenjtërojnë ujin nëpër shtëpitë e besimtarëve.
Në folklorin bullgar ekziston besimi se në ditën e Lartësimit të Kryqit dita dhe nata kryqëzohen-me fjalë të tjera bëhen të barabarta, pas kësaj dita fillon të zvogëlohet.
Në disa rajone e quajnë akoma ditën Grozdobernik, sepse atëherë fillon zyrtarisht vjelja e rrushit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Pixabay
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..