Sipas traditës, shkollat në Bullgari hapin dyer më 15 shtator. Fillimi i vitit shkollor deri tani është shënuar si një festë, në të cilën fëmijët dhe mësuesit me padurim kapërcejnë pragun e shkollës. Por, korona-kriza la vulën e vet dhe mbi normat e pranuara në shkollën tradicionale bullgare.
Në kushtet e një situate emergjente epidemike gjatë këtij viti Ministria e Arsimit dhe e Shkencës propozoi një qasje rrënjësisht të ndryshme në përcaktimin e orarit të frekuentimit dhe të distancës për nxënësit. Me urdhër të vet ministria lejon marrjen e vendimeve në nivele të ndryshme - kombëtare, shkollore, rrethi. Urdhri gjithashtu jep dhe udhëzime për veprim, përshkruan procedura dhe skenarë të qartë gjatë një pranie të koronavirusit në shkollë. Janë vizituar masat e detyrueshme dhe të rekomandueshme për nxënësit:
“Çdo gjë bëhet që të gjejmë bilancin midis trajnimit maksimal personal me një rrezik minimal për fëmijët dhe mësuesit - tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Maria Gajdarova, zëvendës ministre e arsimit. Gjatë një mungese 10% të nxënësve për shkak të simptomave të Covid-19 ose mësuesve të sëmurë, kështu që të jetë e pamundur të realizohet procesi mësimor i pranimit, drejtori i shkollës mund të bëjë një propozim të argumentuar deri tek ministri i arsimit dhe i shkencës për kalim drejt mësimit të rotacionit ose të gjithanshëm në distancë në një mjedis elektronik - e para duhet të kalojë klasa me më shumë nxënës të sëmurë ose kontakt. Nxënësit e vegjël nga klasa e parë deri në klasën e 4 kalojnë drejt një arsimi në distancë vetëm si një zgjidhje të fundit.”
I ndërlikuar është dhe organizimi i ditës së parë shkollore, më në veçanti aty ku mësohet që nga klasa e parë deri në klasën e 12. Për shembull në festë do të marrin pjesë klasat 1,5,7, dhe 12. Pavarësisht nga kjo masë, në një oborr shkollor në kryeqytet do të ketë rreth 700 veta. Kjo është festë dhe ka emocione, shënojnë drejtorët e shkollave.
Për nxënësit e klasës së parë parashikohen masat mundësisht më të lehta në shkollë. Fëmijët do të jenë pa maska mbrojtëse në dhoma, do t’i venë vetëm në korridor.
“Nuk mundemi të ndiejmë festën, sepse nuk dimë sesa kohë do të zgjasë mësimi i pranimit në shkollë - thotë në një anketim të Radios Kombëtare Bullgare një nënë e dy nxënësve nga një shkollë qendrore të kryeqytetit. Ne të gjithë po mbajmë frymën dhe po presim momentin kur n nxënësit do të kalojnë në mësimin në distancë" thotë ajo. Gruaja është e shqetësuar sepse, gjatë një mbylljeje të radhës në shtëpi, të paktën njëri prind duhet të ndërpresë punë, që të kontrollojë mësimdhënien në distancë të fëmijëve të vet.
Por, jo çdo gjë është në ngjyra të zymta për mësuesen nga shkolla numër 41 të kryeqytetit “Shën Patriku Evtimij” Ana-Maria Jankova. Ajo është mësuese në klasat e fillores me një stazh të gjatë pedagogjik dhe thotë se, sjellja e lirë dhe e hapur e fëmijëve e bën të buzëqesh dhe krijon një gjendje e mirë shpirtërore, kurse kjo ndihmon shumë më tepër në ditë të vështira, si këto të tanishmet, sesa ta vejë në një mjedis rrezikues:
“Si gjithmonë ne jemi gati për çdo lloj situate, por pjesa më e madhe e mësuesve kemi dëshirë që në shkollë të jemi të pranishëm. Qëndrimi është optimist dhe për këtë vit shkollor. Që vjet klasat janë me më pak nxënës, që të mos mblidhen shumë fëmijë në një dhomë. Në shkollën time numri i kolegëve, të cilët marrin dhe masa shtesë kundra infektimit është shumë i vogël. Por, përndryshe një frikë të tepërt nuk ka, fëmijët e vegjël janë shumë të disiplinuar, por dhe prindërit ndihmojnë shumë dhe u thonë fëmijëve të mbajnë maska. Vjet, masat ishin të panjohura dhe tronditëse për të gjithë, por tani pranojmë çdo gjë fare normalisht. Jemi mobilizuar dhe ajo që varet prej nesh, ne tanimë e kemi bërë, që të fillojë mbarë viti i ri shkollor”.
Autore: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES-arkivShteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..