Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i ri shkollor vjen me dy fytyra - gëzim për nxënësit dhe frikë nga e ardhmja për disa prindër

Foto: BGNES-arkiv

Sipas traditës, shkollat në Bullgari hapin dyer më 15 shtator. Fillimi i vitit shkollor deri tani është shënuar si një festë, në të cilën fëmijët dhe mësuesit me padurim kapërcejnë pragun e shkollës. Por, korona-kriza la vulën e vet dhe mbi normat e pranuara në shkollën tradicionale bullgare. 

Në kushtet e një situate emergjente epidemike gjatë këtij viti Ministria e Arsimit dhe e Shkencës propozoi një qasje rrënjësisht të ndryshme në përcaktimin e orarit të frekuentimit dhe të distancës për nxënësit. Me urdhër të vet ministria lejon marrjen e vendimeve në nivele të ndryshme - kombëtare, shkollore, rrethi. Urdhri gjithashtu jep dhe udhëzime për veprim, përshkruan procedura dhe skenarë të qartë gjatë një pranie të koronavirusit në shkollë. Janë vizituar masat e detyrueshme dhe të rekomandueshme për nxënësit: 

“Çdo gjë bëhet që të gjejmë bilancin midis trajnimit maksimal personal me një rrezik minimal për fëmijët dhe mësuesit - tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Maria Gajdarova, zëvendës ministre e arsimit. Gjatë një mungese 10% të nxënësve për shkak të simptomave të Covid-19 ose mësuesve të sëmurë, kështu që të jetë e pamundur të realizohet procesi mësimor i pranimit, drejtori i shkollës mund të bëjë një propozim të argumentuar deri tek ministri i arsimit dhe i shkencës për kalim drejt mësimit të rotacionit ose të gjithanshëm në distancë në një mjedis elektronik - e para duhet të kalojë klasa me më shumë nxënës të sëmurë ose kontakt. Nxënësit e vegjël nga klasa e parë deri në klasën e 4 kalojnë drejt një arsimi në distancë vetëm si një zgjidhje të fundit.” 

I ndërlikuar është dhe organizimi i ditës së parë shkollore, më në veçanti aty ku mësohet që nga klasa e parë deri në klasën e 12. Për shembull në festë do të marrin pjesë klasat 1,5,7, dhe 12. Pavarësisht nga kjo masë, në një oborr shkollor në kryeqytet do të ketë rreth 700 veta. Kjo është festë dhe ka emocione, shënojnë drejtorët e shkollave. 

Për nxënësit e klasës së parë parashikohen masat mundësisht më të lehta në shkollë. Fëmijët do të jenë pa maska mbrojtëse në dhoma, do t’i venë vetëm në korridor. 

“Nuk mundemi të ndiejmë festën, sepse nuk dimë sesa kohë do të zgjasë mësimi i pranimit në shkollë - thotë në një anketim të Radios Kombëtare Bullgare një nënë e dy nxënësve nga një shkollë qendrore të kryeqytetit. Ne të gjithë po mbajmë frymën dhe po presim momentin kur n nxënësit do të kalojnë në mësimin në distancë" thotë ajo. Gruaja është e shqetësuar sepse, gjatë një mbylljeje të radhës në shtëpi, të paktën njëri prind duhet të ndërpresë punë, që të kontrollojë mësimdhënien në distancë të fëmijëve të vet.  

Por, jo çdo gjë është në ngjyra të zymta për mësuesen nga shkolla numër 41 të kryeqytetit “Shën Patriku Evtimij” Ana-Maria Jankova. Ajo është mësuese në klasat e fillores me një stazh të gjatë pedagogjik dhe thotë se, sjellja e lirë dhe e hapur e fëmijëve e bën të buzëqesh dhe krijon një gjendje e mirë shpirtërore, kurse kjo ndihmon shumë më tepër në ditë të vështira, si këto të tanishmet, sesa ta vejë në një mjedis rrezikues: 

“Si gjithmonë ne jemi gati për çdo lloj situate, por pjesa më e madhe e mësuesve kemi dëshirë që në shkollë të jemi të pranishëm. Qëndrimi është optimist dhe për këtë vit shkollor. Që vjet klasat janë me më pak nxënës, që të mos mblidhen shumë fëmijë në një dhomë. Në shkollën time numri i kolegëve, të cilët marrin dhe masa shtesë kundra infektimit është shumë i vogël. Por, përndryshe një frikë të tepërt nuk ka, fëmijët e vegjël janë shumë të disiplinuar, por dhe prindërit ndihmojnë shumë dhe u thonë fëmijëve të mbajnë maska. Vjet, masat ishin të panjohura dhe tronditëse për të gjithë, por tani pranojmë çdo gjë fare normalisht. Jemi mobilizuar dhe ajo që varet prej nesh, ne tanimë e kemi bërë, që të fillojë mbarë viti i ri shkollor”.  

Autore: Gergana Mançeva 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES-arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..

botuar më 25-02-08 8.30.PD

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD