Më 3 prill 1879 Sofja u shpall kryeqyteti i Bullgarisë. Festa e qytetit, emërtuar kishës “Shën Sofia” është më 17 shtator, kur Kisha Ortodokse feston Shën Dëshmoret Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria. Besnike me moton e saj “Rritet por nuk plaket”, me kalimin e viteve kryeqyteti kthehet në një qytet modern evropian.
Interesant është zgjerimi i saj në perëndim në fillim të shekullit të 20. Duke shpëtuar nga tmerret e viteve të trazuara midis kryengritjes së Ilindenit dhe nënshkrimit të Traktatit të Neuillyt (1903-1920), këtu filluan të vendosen refugjatë nga Maqedonia, Edreneja, Krahinat Perëndimore dhe Trakia Veriore.
Përveç tyre, rajoni strehon dhe emigrantë ekonomikë të cilët kërkojnë punë dhe jetesë në qytetin e madh, kryesisht nga Radomiri, Pernik dhe Kjustendill (Bullgaria Perëndimore) të cilët lëvizin me lehtësi deri në stacionin hekurudhor i cili gjendet aty pranë “Zaharna fabrika”/Fabrika e Sheqerit/ dhe i japin frymë dhe jetë vendit, i cili deri atëherë gjendet jashtë kufijve të Sofjes. Është kureshtare se të gjitha rrugët e populluara me këta emigrantë, më vonë do të emërtohen me emrat e qyteteve bullgare.
“Ata vendosen në këtë pjesë të lagjes aty diku pas viteve 1918-1919. Fillojnë të ndërtojnë shtëpi primitive. Ideja ka qenë e tillë: ndërtohet një shtëpi e vogël ose dhomë dhe në kuadrin e njëzetekatër orëve ajo është dashur që të ketë çati. Sepse në ditën tjetër, kur të vijnë autoritetet komunale dhe ndërtesa nuk ka çati, ajo shkatërrohet dhe duhet filluar nga e para. Pasi shtëpia të legalizohet, shtohen dhe dhoma të tjera. Një variant tjetër ka qenë në shtëpi të ketë bebe - të porsalindur ose grua me barrë. Atëherë kanë bërë përjashtim dhe kanë dhënë një tolerancë për njëzetekatër orë të tjera. Kjo është dhe arsyeja, përse njerëzit kanë arritur të ndërtojnë shtëpi mundësisht sa më të vogla me përpjekje të përbashkëta, sepse janë shpërngulur dhe të afërmit e tyre, vëllezërit, familje të tjera, fise të tëra”- tregon hollësira interesante për hallet e para Rubinka Mileva, bibliotekare në Vatrën e Kulturës “Gjeorgji Stojkov Rakovski - 1925”.
Sot, rrugët me emrat e qyteteve bullgare gjenden në kompleksin e banimit “Sveta Troica” /“Trinia e Shenjtë”/ dhe formojnë një zonë trapezoid. Në hartat e ruajtura të vjetra të Sofjes vihet re se rrugët me emrat e qyteteve bullgare kanë qenë 23, sot kanë mbetur 13 - Plovdiv, Vidin, Orjahovo, Mellnik, Varna, Trën, Kazanllëk, Burgas, Ruse, Jamboll, Petriç, Vraca dhe Hvojna. Nga harta moderne zhduken disa rrugë - Dupnica, Elena, Radomir, Pazarxhik, Lloveç, Çirpan, Sevlievo, Berkovica, Nevrokop kurse rruga Kjustendill riemërohet në Trën.
Një informacion shtesë jep “Udhëzuesi për Sofjen” i botuar gjatë vitit 1935, në të cilin rrugët janë të renditura sipas alfabetit dhe tashmë janë të pranishme me emrat e tyre të qyteteve.
“Në asnjë rast emrat e rrugëve nuk janë të lidhura me të ardhurit nga ndonjë qytet konkret - nënvizon Rubinka Mileva.- Kur bisedova ma banuesit më të moshuar të lagjes ata më thanë se, kanë dëgjuar nga prindërit e tyre se përpara vitit 1925, rrugët nuk kanë pasur emra, por vetëm një numërim të brendshëm. Emrat e qyteteve paraqiten për herë të parë në Planin e Sofjes nga viti 1928. Por përse është vendosur pikërisht kështu, asnjë nuk mundi të më përgjigjet, nuk jam ndeshur dhe nëpër dokumente një informacion të tillë. Duket thjesht është marrë një vendim nga ana e bashkisë për këtë lagje të re, kaotike, pa numra, pa shenja, duke u rritur vazhdimisht në periferinë perëndimore të Sofjes, për t’u formësuar në këtë mënyrë ”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Desisllava Semkovska, bgmaps.com
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..