61% e bullgarëve thonë se vendi ynë përfiton nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tregon një anketimi i Eurobarometrit. Ky tregues është më i ulëti në të gjithë komunitetin, por shënon një rritje prej 8% në krahasim me sondazhin e mëparshëm nga qershori-korrik i vitit të kaluar, njofton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Për krahasim, 74% e qytetarëve të BE-së thonë se vendet e tyre përfituan nga anëtarësimi i tyre, që është rezultati më i lartë që kur ekziston sondazhi. Përfitimi më i madh i të qenit pjesë e Bashkimit Evropian për 54% të bullgarëve është mundësia për të punuar. Në vend të dytë me 29% është ruajtja e paqes dhe forcimi i sigurisë, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare. 62% e bashkatdhetarëve tanë duan që BE të marrë një rol më të rëndësishëm në mbrojtjen kundër krizave globale dhe rreziqeve të sigurisë
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social "Facebook", raportoi BTA. "Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe eurozonën! Hidhini një sy dizajnit..