Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë më skeptikët për përfitimet e anëtarësimit në BE

Foto: BGNES

61% e bullgarëve thonë se vendi ynë përfiton nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tregon një anketimi i Eurobarometrit. Ky tregues është më i ulëti në të gjithë komunitetin, por shënon një rritje prej 8% në krahasim me sondazhin e mëparshëm nga qershori-korrik i vitit të kaluar, njofton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Për krahasim, 74% e qytetarëve të BE-së thonë se vendet e tyre përfituan nga anëtarësimi i tyre, që është rezultati më i lartë që kur ekziston sondazhi. Përfitimi më i madh i të qenit pjesë e Bashkimit Evropian për 54% të bullgarëve është mundësia për të punuar. Në vend të dytë me 29% është ruajtja e paqes dhe forcimi i sigurisë, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare. 62%  e bashkatdhetarëve tanë duan që BE të marrë një rol më të rëndësishëm në mbrojtjen kundër krizave globale dhe rreziqeve të sigurisë




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma e Qendrës Shkencore Kirill dhe Metodij rrit nivelin e arsimit nëpër shkolla

Një platformë elektronike arsimore, e zhvilluar nga shkencëtarë në Qendrën Shkencore Kirill dhe Metodij pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, lehtëson përfshirjen e qasjes shkencore në arsimin e mesëm. Informacioni është falas për të gjithë të..

botuar më 25-05-11 7.30.PD

Nxënësit bullgarë krijuan një lojë me një robot virtual detar për të luftuar mbeturinat

Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..

botuar më 25-05-10 9.30.PD

Bullgari feston Ditën e Evropës apo Ditën e Fitores?

Dita e Evropës apo Dita e Fitores? 8 apo 9 maj? Përballemi vazhdimisht me tema që na ndajnë shoqërisht. Data aktuale, 9 maji – fitorja mbi Gjermaninë naziste më 1945 në Luftën e Dytë Botërore, gjithashtu shkakton debate çdo vit. Duhet të..

botuar më 25-05-09 2.30.MD