Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendet e populluara përgjatë itinerarit Dunav Ultra në 8000 fotografi

Foto: dunavultra.com

Gjatë javës së fundit 150 çiklistë nga Bullgaria dhe Rumania kaluan rrugën e biçikletave “Dunav Ultra” nga qyteti Vidin deri në fshatin Durankullak, me një kauzë të përbashkët – popullarizimin e më se 110 vendbanimeve – fshatrave dhe qyteteve, nga ku kalon rruga.

sfidën e radhës të çiklizmit sivjet u përfshinë dhe afro 40 çiklistë nga Rumania fqinje. Pjesëmarrësit më të përgatitur kishin për qëllim që të kalojnë distancën nga 700 kilometra për më pak se 48 orë, grupet kryesore e kaluan trasenë sipas grafikut për 5 dhe 10 ditë kalendarik.

Bashkitë Danubiane mobilizuan përpjekjet e tyre për të popullarizuar rajonin si tepër i përshtatshëm për aventura në mesë të natyrës, për sport dhe itinerare kulturore. Për këtë qëllim në vende të ndryshme posaçërisht u ngritën flamuj me emrat e vendbanimeve, fotografitë e të cilëve çiklistët i ndanë në rrjetet sociale. Në sajë të përpjekjeve të të gjitha partnerëve, qytetet dhe fshatrat piktoreskë danubian bullgarë u pasqyruan në rrjetet sociale me më se 8000 fotografi.

Pjesëmarrësit dhe organizatorët janë unanim, se sivjet rruga çiklistike “Dunav Ultra” u afirmua pozitën e saj të itinerarit çiklistik № 1 në Bullgari dhe ka të gjitha premisat për tu imponuar si më i popullarizuari në Ballkan.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Primorsko filloi faza e katërt e turneut ndërkombëtar të çiklizmit

Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..

botuar më 24-08-28 12.59.MD

Grigor Dimitrov e nisi me fitore në US Open

Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..

botuar më 24-08-27 10.05.PD

Bullgaria po dërgon tre atletë në Paraolimpiadën në Paris

Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..

botuar më 24-08-25 8.45.PD