Partia e re “Po e vazhdojmë ndryshimin” nënshkroi një marrëveshje koalicioni me partitë "Volt" dhe “Klasa e Mesme Evropiane” për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 14 nëntorit, njoftuan nga formacioni. Ne nuk do të kemi lista të përbashkëta me “Bullgarinë Demokratike” dhe “Ngrihu BG! Ne po vijmë” sepse ne jemi një parti centriste, tha bashkë-kryetari i partisë Kirill Petkov për Nova TV.
Centrali Atomik Elektrik “Belene” nuk duhet të ndërtohet dhe termocentralet me qymyr duhet të mbyllen në mënyrë të pashmangshme, por kjo duhet të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur, komentoi Petkov për problemet me të cilat përballet sektori i energjisë. Ai bëri thirrje për një ndryshim të shpejtë të shefave të kompanive të energjisë sepse ata janë pjesë e problemit me çmimet e energjisë elektrike dhe gazit.
Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së..
"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..
Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..