Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

8.3% të sapoinfektuar me koronavirus

Foto: EPA/BGNES

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 496 raste të koronavirusit nga 6002 testet e kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 8.3% e mostrave kanë dhënë një rezultat pozitiv. 57 persona ose 11.5% e të infektuarve të rinj janë vaksinuar. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 102, në Varna - 48 dhe në Burgas - 31, ndërsa në Shumen nuk ka asnjë. Janë 5078 pacientë në spital - 418 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 8.5% e të sapoardhurve janë të vaksinuar. 40 persona kanë vdekur - 4 prej tyre janë imunizuar, të shëruarit janë 540. Rastet aktive numërojnë 42 325. Dje u dhanë 1513 vaksina kundër koronavirusit dhe me to numri i përgjithshëm është 2 508 560. Me imunizim të përfunduar janë 1 309 000 njerëz.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk do të ketë para evropiane për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..

botuar më 25-02-26 1.03.MD
Zheço Stankov para Energy Summit

Bullgaria do të ndërtojë kapacitete balancuese të energjisë elektrike në Ballkan

Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..

botuar më 25-02-26 11.26.PD

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është për vizitë në Bullgari

Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..

botuar më 25-02-26 9.16.PD