2142 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 11.1% e 19 237 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Mbi 13 për qind prej rasteve të reja ose 288 persona janë vaksinuar.
Që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve në vend është mbi gjysmë milioni dhe ka arritur në 500 112 veta. Numri i rasteve aktive është 43 520. 548 pacientë janë pranuar në spital në harkun e shënuar kohor. 8.39% e tyre janë vaksinuar. Gjithsej 5172 persona janë shtruar në spital. 458 prej të infektuarve janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit 87 persona me Covid-19 të konfirmuar kanë vdekur. 10.3% e tyre ishin të vaksinuar. 1306 persona u raportuan të shëruar.
9014 vaksina u dhanë të mërkurën. 1 324 137 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..