Kamion elektrik bullgar? Kjo tashmë nuk është hipotezë, por realitet. Kamioni i parë elektrik bullgar u prezantua zyrtarisht në Sofje. Një nga risitë është futja në karroceri e paneleve fotovoltaike, të cilat lejojnë në mot me diell të karikohet deri në 20% prej kapacitetit të baterisë. Vetëm me ndihmën e energjisë diellore automjeti mund të udhëtojë deri në 50 kilometra në ditë. Një fakt kurioz është se makina mund të drejtohet edhe përmes telefonit tonë celular.
Ky model është plotësisht në përputhje me kushtet urbane dhe është i përshtatshëm për t'u përdorur si një automjet i përditshëm. Makina ka dy vende, kilometrazhi i saj maksimal me një karikim të vetëm të baterisë është 250 km, duke zhvilluar deri në 80 km / orë. Modeli novator u shfaq vitin e kaluar në Sallonin Ndërkombëtar për Automobila në Gjenevë.
Modeli u krijua nga kompania e sipërmarrësit bullgar Rosen Daskallov. Themeluar në vitin 2012, deri vonë ajo ishte e njohur për prodhimin e makinave sportive, por tani fokusi është në prototipe të tjera, si kamioni elektrik, si dhe automobili elektrik që përdoret për qëllime arsimore dhe mund të drejtohet nga fëmijët, autobusët etj.
Për shkak të problemeve të shkaktuara nga pandemia dhe kufizimeve në prodhimin e makinave me naftë, të cilat janë më të rënda në Gjermani, prodhuesi bullgar ka plane për ta transferuar montimin dhe distribucionin e tyre pikërisht atje. Sipas Daskallovit, aktualisht gjigantët automobilistikë po pushojë nga puna shumë inxhinierë dhe ekspertë të tjerë në fushën e industrisë së automobilave, nga të cilat kompania bullgare mund të përfitojë. Planet e sipërmarrësit janë që prodhimi i modelit të kamionit të arrijë në 20 000 njësi në vit brenda 5 viteve.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/SinCarsBulgaria
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..