Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe me të ardhura më të ulëta”, thekson qeveria. Ndërsa rritet, përfitimet sociale dhe mbështetja financiare e lidhur me vlerën e tij do të rriten sipas Ligjit për Ndihmën Sociale, Ligjin për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Ju kujtojmë se Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) kërkoi që kufiri i varfërisë për vitin 2025 të jetë 667 leva /341.03 euro/, si dhe të ndryshohet metodologjia e llogaritjes së saj.Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..