Që nga fillimi i vitit shkollor mësuesit e karantinuar dhe nxënësit në karantinë janë dyfishuar, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ Ministri i Arsimit Prof. Nikollaj Denkov. Situata më kritike është në Gabrovo, ku nxënësit e klasave 5, 6, 9 dhe 10 kalojnë në distancë për një javë që nga 4 tetori. Përveç tyre akoma 515 klasa dhe 24 grupe në kopshtet e fëmijëve në vend punojnë në mjedis elektronik. Situata është kritike në rrethet Kjustendill, Jamboll, Vidin dhe Montana.
Denkov bëri thirrje që të respektohen masat e përgjithshme anti-epidemike, sepse në vendet që kalojnë në të ashtuquajturën “zonë të kuqe” ose ku ka më shumë se 50 njerëz të infektuar për 1000 banorë, pothuajse 50% e nxënësve tashmë kanë filluar të mësojnë në distancë.Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..