Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Gabrovo klasat e mesme dhe të larta tashmë mësojnë në distancë

Foto: Veselina Kiriçeva

Që nga fillimi i vitit shkollor mësuesit e karantinuar dhe nxënësit në karantinë janë dyfishuar, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ Ministri i Arsimit Prof. Nikollaj Denkov. Situata më kritike është në Gabrovo, ku nxënësit e klasave 5, 6, 9 dhe 10 kalojnë në distancë për një javë që nga 4 tetori. Përveç tyre akoma 515 klasa dhe 24 grupe në kopshtet e fëmijëve në vend punojnë në mjedis elektronik. Situata është kritike në rrethet Kjustendill, Jamboll, Vidin dhe Montana.

Denkov bëri thirrje që të respektohen masat e përgjithshme anti-epidemike, sepse në vendet që kalojnë në të ashtuquajturën “zonë të kuqe” ose ku ka më shumë se 50 njerëz të infektuar për 1000 banorë, pothuajse 50% e nxënësve tashmë kanë filluar të mësojnë në distancë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një udhëzuesi i ri prezanton rrugët turistike të pelegrinazhit në Bullgari

Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..

botuar më 25-06-27 10.29.PD

Mjekët e rinj protestojnë përsëri

Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..

botuar më 25-06-27 8.32.PD

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..

botuar më 25-06-26 7.35.MD