Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Certifikata e rreme e vaksinimit për Covid-19 – gënjim i sistemit apo ruletë ruse

Foto: BGNES

Vala e katërt e Covid pandemisë po vazhdon të diktojë ritmin e jetës sonë. Në ditën e parë nga java e re e punës Ministri i Arsimit profesor Nikollaj Denkov deklaroi përpara gazetarëve se që nga fillimi i vitit shkollor janë rritur dyfish mësuesit e karantinuar dhe 4 herë nxënësit e karantinuar në vendin tonë. Më kritike del gjendja në qytetin Gabrovo, ku deri në fund të kësaj jave drejt një arsimi në distancë kanë kaluar nxënësit nga klasat e mesme dhe klasat e sipërme.

E ngjashme është situata në rrethet Kjustendill, Jamboll, Vidin dhe Montana. Në 5 shkolla të qytetit Vidin ka klasa të karantinuara, por tani për tani autoritetet vendase nuk parashikojnë kalimin drejt një forme të arsimit në distancë. Tendenca drejt një rritjeje të numrit të të sëmurëve në rajon po vazhdon, pasi nga pak mbi 200 të infektuar të rinj në gusht gjatë muajit shtator ata janë tanimë më shumë se 790 veta. Sipas fjalëve të doktorit Vlladinski në 99% nga rastet e përmendura bëhet fjalë për “Delta” variantin, i cili prek kryesisht fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë aktivë në moshën deri më 30 vjeç. 

Dhe këtu vjen pyetja - çfarë jemi duke bërë që të evitojmë të priturën? Vidin është zona e cila gjatë muajit të fundit është në zonën e kuqe për nga sëmundshmëria dhe është në vendet e fundit për nga numri i vaksinave të vendosura në Bullgari. Sipas fjalëve të drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor Rajonal vendas, vetëm 11-12% nga popullsia (rreth 80 000 veta në krahinën e Vidinit) janë vaksinuar kundër Covid-19. 

Megjithë të dhënat shqetësuese për numrin në rritje të bullgarëve të infektuar rishtazi dhe të vdekur nga koronavirusi besimi ndaj vaksinimit tek ne si një mënyrë e vetme për përballimin e pandemisë, po vazhdon të jetë e pakënaqshme. Nga një popullsi prej afro 7 milionë veta, deri në këtë moment personat me një cikël të përfunduar të vaksinimit janë vetëm 1 340 793 (nën 20%). 

Fatkeqësisht, për shkak të situatës së paqëndrueshme politike në vend vitin e fundit, partitë politike, në pjesën e vet më të madhe, nuk tregojnë përgjegjësi në këtë drejtim. Pjesa më e madhe e shteteve të tjera demokratike bënë ose një vaksinim të detyrueshëm, ose e stimuluan përmes shpërblimeve të ndryshme. Bullgaria nuk bëri asnjë nga të dyja, që të mos të humbasin partitë një dividend të lirë politik”- thotë eurodeputeti Petër Vitanov, anëtar i Komisionit mbi Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë e ushqimit në Parlamentin Evropian. 

Petër Vitanov

Në një problem mjaft serioz, sipas tij, kthehen të dhënat për certifikata të rreme të vaksinimit , të cilat vijnë nga vendi ynë. Rikujtojmë se vetëm përpara disa ditëve ministri i shëndetësisë Stojço Kacarov tha përpara gazetarëve, se dhjetëra sinjale për certifikata të rreme i janë dorëzuar prokurorisë bullgare për një saktësim dhe kontroll, por akoma nuk ka ndonjë rast të provuar të një abuzimi të tillë.

“Kjo është një patentë absolute bullgare, e cila është maja e cinizmit dhe mund të përshkruhet si papërgjegjshmëri kriminele - komenton temën Vitanovi përpara BNR Plovdiv. Në Bullgari njerëzit e vaksinuar, të pranuar në spital janë shumë herë më shumë sesa në vendet e tjera evropiane. Numri i të infektuarve pas vaksinimit “gjoja” në Bullgari është shumë më i lartë, sesa në vendet e tjera. Duhet të keni parasysh se ne nuk përdorim një kategori të dytë të vaksinave.

Kjo  automatikisht sugjeron që diçka po ndodh këtu, sepse nuk ka sesi që vaksina të funksionojë në Gjermani ose në Itali dhe të mos funksionojë në Bullgari. Kjo të çon drejt mendimit por është gjithashtu një dëshmi sekëtu po shpërdorohet me certifikatat e falsifikuara” - është kategorik Vitanov dhe shton se shtrembërimi i statistikës minon besimin në vaksinimin dhe në mjekët në Bullgari dhe si një rezultat përfundimtar mund të arrihet deri në një mosnjohje të certifikatave bullgare në Evropë. 

Nëse ky problem vazhdon të thellohet, Petër Vitanov nuk përjashton mundësinë për sanksione nga institucionet evropiane, por shton se në fund të fundit sanksionimi më i madh për ne vetë janë humbjet e jetëve njerëzore të të afërmve tanë. 

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti "Frymëzim" dhe si të rinjtë me nevoja të veçanta krijojnë një komunitet dhe të ardhme

Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu.  Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..

botuar më 25-04-12 7.30.PD

Për shkollën bullgare "Rodna Strjaha" në Qipro – ose si nga vështirësitë lind shpresa

Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..

botuar më 25-04-12 6.30.PD

Superkompjuteri bullgar Discoverer tani ka efikasitet më të lartë

Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..

botuar më 25-04-11 6.18.MD