Rajoni Sliven hyri në zonën e kuqe të errët të vendit. Incidenca mesatare është 508 njerëz për 100 000 banorë, sipas Shtabit Rajonal të Krizave. Nesër pritet një takim i jashtëzakonshëm i shtabit, në të cilin do të miratohen masat shtesë kundër epidemisë, njoftoi korrespondenti ynë Stojan Radev. Për momentin më shumë se 2 300 banorë të rrethit janë nën karantinë si të sëmurë, ose si persona që kanë qenë në kontakt me të sëmurë në rreth. 213 persona u shtruan në spital.
Sipas ekspertëve, një problem në Bullgari është sëmundshmëria "e fshehur". Ka një rritje të fëmijëve të vegjël të infektuar, të nxënësve dhe të banorëve në azilet në vend. Ekspertët e konsiderojnë mbulimin e ulët të vaksinimit në Bullgari si arsyen kryesore për rritjen e incidencës së Covid-19.
"Aktualisht sëmuren kryesisht ata që nuk janë të imunizuar! Shumë pak janë ata që kanë filluar ose përfunduar imunizimin dhe shumë pak janë ata që dikur kanë qenë të sëmurë," - tha drejtoresha e Inspektoratit Regjional të Shëndetësisë - Jamboll - Radostina Kallçeva, tranemstoi korrespondentja jonë Daniella Kostova.Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..