Rajoni Sliven hyri në zonën e kuqe të errët të vendit. Incidenca mesatare është 508 njerëz për 100 000 banorë, sipas Shtabit Rajonal të Krizave. Nesër pritet një takim i jashtëzakonshëm i shtabit, në të cilin do të miratohen masat shtesë kundër epidemisë, njoftoi korrespondenti ynë Stojan Radev. Për momentin më shumë se 2 300 banorë të rrethit janë nën karantinë si të sëmurë, ose si persona që kanë qenë në kontakt me të sëmurë në rreth. 213 persona u shtruan në spital.
Sipas ekspertëve, një problem në Bullgari është sëmundshmëria "e fshehur". Ka një rritje të fëmijëve të vegjël të infektuar, të nxënësve dhe të banorëve në azilet në vend. Ekspertët e konsiderojnë mbulimin e ulët të vaksinimit në Bullgari si arsyen kryesore për rritjen e incidencës së Covid-19.
"Aktualisht sëmuren kryesisht ata që nuk janë të imunizuar! Shumë pak janë ata që kanë filluar ose përfunduar imunizimin dhe shumë pak janë ata që dikur kanë qenë të sëmurë," - tha drejtoresha e Inspektoratit Regjional të Shëndetësisë - Jamboll - Radostina Kallçeva, tranemstoi korrespondentja jonë Daniella Kostova.Ditën e martë në shumë vende do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Rreth mesditës në shumicën e zonave, me përjashtim të lumit Danub dhe pjesës perëndimore të fushës së Trakisë së Epërme, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht. Temperaturat minimale..
Ministri i jashtëm bullgar mori pjesë sot në takimin e parë të rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së për këtë vit në Bruksel. Diplomatët e parë evropianë diskutuan agresionin e vazhdueshëm rus kundër Ukrainës, marrëdhëniet BE-SHBA dhe..
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme për BTA në lidhje me informacionin nga prokuroria suedeze për..
Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov"...
Në Katedralen Metropolitane “Shën të Dielën” në kujtim të igumenit të Manastirit të Zografit, Arkimandrit Amvrosij, shërbehet meshë përkujtimore nga..
Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe..