Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të infektuarve me koronavirus po rritet

Foto: BGNES

2302 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit, ose 240 më pak të infektuar në krahasim me të enjten. 85% e të sapo infektuarve nuk janë vaksinuar. 12.2% e 18 808 testeve të kryera janë pozitive. Krahasuar me 24 orët e mëparshme, ka një rënie të treguesit prej 1.6 për qind, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë të regjistruar u rrit me 636 dhe tani ata janë 49 352 veta. 5374 janë të shtruarit në spital. 463 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 88% e të saporegjistruarve janë pa vaksinim. Numri i të vdekurve me Covid të konfirmuar është 94. 90 për qind e të vdekurve janë pa vaksinim. Personat e shëruar janë gjithsej 1572.

7716 vaksina u dhanë të enjten. Janë 1 354 896 bullgarë me imunizim të plotë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bojkoti i zinxhirëve ushqimorë tashmë po jep rezultate

Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..

botuar më 25-02-27 2.59.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD