Në studion e Zahari Kamenovit gjithmonë ka një ngjyrim të veçantë dhe është shumë interesante. Piktori ka prezantime të shumta jashtë shtetit - në Meksikë, Kore, Gjermani, Zvicër, Francë, Holandë, Turqi, Çeki, Japoni. E vizitojmë në një moment të përgatitjes së ekspozitës së tij më të re dhe në korridor na presin disa nga pikturat e tij të gatshme.
Zahari mendon se janë të rëndësishme idetë, dhe jo mjetet, me të cilat shprehet piktori. Dhe për shkak të kësaj diapazoni i tij krijues është mjaft i gjerë - grafikë, pikturim, qeramikë, plastika prej materialeve të ndryshme.
Kurse në momentet e “pushimit” midis 2 pikturave, piktori pëlqen të restaurojë mobile të vjetra “Tonet”.
Zahari Kemenov është gjithashtu fitues i çmimeve - nga Lidhja e Piktorëve Bullgar, nga Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në qytetin Varna /1983,1985 dhe 1987/, Çmimi Kombëtar për Arte të Bukura “Zaharij Zograf” /2016/, Çmimi për pikturë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”/ 2019/ e të tjera.
Ju propozojmë një shëtitje fotografike në atelienë krijuese të Zahari Kamenovit. Nëse doni të shikoni krijimet e tij të shkëlqyera live , mund të vizitoni nga data 7 tetor deri më 25 tetor ekspozitën e tij të re, bashkë me skulptorin Zijatin Nuriev në Qendrën Artistike në qytetin Pleven.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani PetrovaFestivali i parë muzikor në Bullgari është themeluar në vitin 1926 në Varnë. Pothuajse një shekull më parë, menjëherë pas hapjes zyrtare të Banjave Detare – qendra e parë spa në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë, muzikantë të njohur si Dobri Hristov dhe..
30 vjet më vonë sërish në shtëpi! Pikërisht kjo po ndodh me trupën e ansamblit më të vjetër bullgar folklorik në Amerikën Veriore, "At Paisij", pranë Qendrës Kombëtare, Arsimore dhe Kulturore Bullgaro-Maqedonase (BMNECC) në qytetin amerikan Pittsburgh,..
Muzeu Etnografik Kombëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave prezanton ekspozitën e tij të re "Qielli Yjor – Mitologjia dhe Shkenca", e cila pasqyron njohuritë për Hapësirën nga antikiteti deri në ditët e sotme dhe shqyrton mitologjinë, besimet..
Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet..