Ministrja e Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit Violeta Komitova nuk u paraqit në takimin e paracaktuar me përfaqësuesit e kompanive protestuese të ndërtimit të rrugëve. Ata e quajtën këtë “një tallje” dhe kërkuan dorëheqjen e saj, duke paralajmëruar për rrezikun që rrugët të mbeten të papastruara në dimër.
Zëvendësministri Valentin Gramatikov tha se ministria propozon që mjetet të cilat shteti u ka detyrim kompanive të ndërtimit të rrugëve të paguhen në një periudhë të arsyeshme gjatë buxheteve 2022 dhe 2023. Ai deklaroi kategorikisht se është e pamundur të ndahen gati 500 000 euro deri në fund të vitit 2021 për të paguar të gjitha borxhet ndaj industrisë dhe ka vetëm 50 milionë euro për pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre gjatë dimrit.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..