Vatra e Kulturës “Shkëndijat Bullgare 2016” në qytetin Dobriç organizon një konkurs ndërkombëtar për një origjinal autentik ose të rikrijuar të një motivi të qëndisjes. Deri më 15 dhjetor 2021 pjesëmarrësit duhet të paraqesin një model i cili është pjesë e dekorimit zbukurues të pjesëve të ndryshme të veshjeve tona tradicionale popullore të burrave, grave ose fëmijëve.
Qëllimi i konkursit është të rivendosë qepjen si një mënyrë për të ruajtur motivet e lashta të qëndisura bullgare.
“Qepja është një copë kanavacë në të cilën janë të qëndisura motivet tipike të vendbanimit konkret - shpjegon organizatorja Magdalena Petrova. - Zakonisht bëhet në pëlhura prej materialeve natyrore - liri, pambuku, kërpi. Kështu, ruajtën dhe përcollën brez pas brezi motive përmes të cilave gratë kompozuan qëndisjet e tyre në këmisha, fustane, përparëse dhe elementë të tjerë të veshjeve tona kombëtare. Kjo është arsyeja pse ne kemi kaq shumë pasuri dhe shumëllojshmëri në qëndisjen e trashëguar dhe në veshjet popullore si elemente.”
Partnerë në konkursin “Motivi - një element kyç në qëndisjen bullgare, që ruan kujtesën tonë stërgjyshore” janë organizata dhe asociacione të bullgarëve jashtë shtetit. Për të marrë pjesë u ftuan vatra të kulturës, organizata joqeveritare dhe njerëz të zakonshëm nga Bullgaria, Moldavia, Ukraina, Rumunia, Serbia, Maqedonia, Turqia, Greqia etj., të cilat kanë një prirje në ruajtjen e qëndisjes bullgare. Organizatorët shpresojnë se të gjithë ata do të ndihmojnë në gjetjen e mostrave antike të fshehura në arkat e familjes ose në ekspozitat e muzeve.
Pse është e rëndësishme të mblidhen këto motive dhe të ruhet pastërtia dhe vërtetësia e qëndisjes bullgare?
“Së pari, do t'i tregojmë respektin dhe nderimin e merituar krijimtarisë së gruas bullgare. Qëndisja bullgare është një vepër arti dhe përshkruan jashtëzakonisht mirë pamjen historike të vendbanimit si një vendndodhje gjeografike, mënyra e jetesës, tradita dhe kultura. Ajo na përcjell forcën e shpirtit dhe shpresat për mirëqenien e gruas bullgare, përmes emrave të motiveve dhe urimeve të fshehura në të. Duke i mbajtur qëndismat në një variant autentik, ne do të vazhdojmë të shijojmë bukurinë dhe përsosmërinë e tyre dhe do të jemi në gjendje t’ua përcjellim brezave tanë në formën e tyre autentike dhe të papërlyer. Fjalët “qëndisje” dhe “motiv”, ne i lidhim në mënyrë intuitive me origjinalet autentike, të cilat janë bërë në periudhën nga Rilindja Kombëtare Bullgare deri në vitet 30 të shekullit të kaluar. Është e nevojshme të bëhet dallimi midis kompozimit të autorit bashkëkohor me orientim folklorik dhe qëndisjes, e cila është një bartës i informacionit historik. Ne duhet ta ruajmë motivin si pjesë e qëndisjes dhe qëndisjen si pjesë e veshjeve tona kombëtare” - është kategorike Magdalena Petrova.
Për fituesit e konkursit parashikohen çmime në të holla, ndërsa nga motivet e paraqitura do të krijohet katalogu më i plotë i mostrave të ruajtura e deri më sot nga këndet e ndryshme të Bullgarisë, të bullgarëve në Besarabi, të bullgarëve tavrianë në Ukrainë, të bullgarëve banatë në Rumani, etj..
“Parashikojmë që të përfshijmë motive të qëndisura që kanë një origjinë dhe histori të qartë, me një teknikë të përshkruar të realizimit, ngjyra që përdoren, emra, nëse ka. Doemos do të regjistrohen emrat e pjesëmarrësve që i japin ato. Besoj se krijimi i katalogut do të japë drejtimin e duhur për zhvillimin e qëndisjes bullgare me një motiv trashëgues, tipik për vendbanimin e caktuar - është e bindur Magdalena Petrova. - Në këtë mënyrë, do t’u lihen brezave të ardhshëm relikte të qëndisura me motive bullgare, nga të cilat do të bëjnë qëndisjet e tyre të shkëlqyera dhe punimet me to.”
Informacionin e plotë në lidhje me afatet dhe kushtet e konkursit mund të lexoni në faqen e Vatrës së Kulturës “Shkëndijat Bullgare 2016” në Facebook.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Vatra e Kulturës “Shkëndijat Bullgare 2016” dhe Asen VelikovMë 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..