Ministria e Shëndetësisë do të vendosë një bllokim të pjesshëm ose të plotë nëse “certifikata e gjelbër” nuk funksionon deri në fund të tetorit. Kjo u tha nga Zëvendës Ministri në detyrë i Shëndetësisë Dr. Aleksandër Zllatanov para televizionit Bulgaria ON AIR.
“Brenda 10 ditëve, ne do të monitorojmë nga afër pandeminë dhe nëse këto masa funksionojnë. Nëse ato nuk funksionojnë gjatë kësaj kohe, ne do të përballemi me opsionin e vetëm për t’u marrë me pandeminë - për të shkuar në bllokim të pjesshëm ose të plotë”, tha Zëvendës Ministri. Sipas tij, “certifikata e gjelbër” po vendoset tani sepse në verë Ministria e Shëndetësisë nuk e dinte se si do të zhvillohej pandemia dhe nuk donte t'i trembte njerëzit.
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Gjykata Kushtetuese urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të njoftojë nëse nevojiten ndryshime në përbërjen e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Në varësi të rezultateve,..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..