Mandrica është një fshat në Rodopet Lindore, i cili ndodhet në bregun e djathtë të Bjalla Reka /Lumi i Bardhë/, 19 kilometra në jug të qytetit Ivajllovgrad, shumë afër kufirit bullgaro-grek. Sipas legjendës, fshati u themelua në vitin 1636 nga tre vëllezër të krishterë shqiptarë që ishin blegtorë dhe vinin nga fshati Vithkuq afër Korçës. Ata siguronin ushqim për ushtrinë osmane dhe për këtë shkak autoritetet i lejuan ata për të zgjedhur tokën ku të banojnë, duke i liruar nga pagimi i taksave. Supozohet se shumica e shqiptarëve janë vendosur në Mandricë më vonë ose në fund të shekullit të 18-të. Ky është i vetmi fshat shqiptar në Bullgari ku ende flitet një gjuhë arkaike shqipe.
Sot Mandrica është e shkretë dhe e shpopulluar. Por gjatë muajve të verës këtu mbërrijnë turistë për të eksploruar fshatin dhe për t'u zhytur në të kaluarën e tij. Në Mandricë ruhen shtëpi të vjetra të mëdha trekatëshe prej qerpiçi dhe tullash të ndërtuara në stilin e rilindjes bullgare, me tavane të gdhendura, ballkone të punuara me hekur dhe kolonada. Po të doni të mësoni më shumë hollësi për këtë kënd të bukur të Bullgarisë, lexoni artikullin tonë "Mandrica – i vetmi fshat autentik shqiptar në Bullgari e fton botën për vizitë" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..