Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi i rekomandoi Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov që të precizojë urdhrin për certifikatën e gjelbër. Në qëndrimin e tij, Komisioni thekson se mbrojtja e shëndetit publik duhet të jetë një kauzë kombëtare, por masat e aplikuara duhet t’i përgjigjen qëllimit të vënë dhe të marrin parasysh specifikat e grupeve individuale - për shembull, komplikimet e mundshme pas vaksinimit, prania e antitrupave pa sëmundje të regjistruar etj. Duke iu referuar Kartës së të Drejtave Themelore të BE -së, Komisioni thekson se mospasja e një certifikate të gjelbër nuk duhet të jetë kusht për kufizimin e aksesit te shërbime të ndryshme, lëvizjes së lirë, ushtrimit të së drejtës së punës dhe të drejtave të tjera të mbrojtura me ligj.
Që nga perëndimi i diellit më 25 dhjetor, komuniteti hebre fillon të festojë Hanukkah. Fillimi i festës është në ditën e 25-të të muajit hebre Kislev dhe, në varësi të vitit, mund të bjerë në nëntor ose dhjetor. Duke ndezur 9 qirinj ose vaj ritual në..
Kisha Ortodokse kremton Lindjen e Krishtit me shërbesa solemne. Shërbimet festive filluan në prag të Krishtlindjeve, kur kisha mbajti një vigjilje solemne. Qindra esimtarë u mblodhën në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit në Sofje, ku Patriku..
Të mërkurën me erë mesatare, në Bullgarinë Lindore me erë të fortë nga veri-verilindja do të depërtojë ajër i ftohtë. Do të jetë me vranësira, pothuajse kudo do të ketë reshje shiu dhe sasitë do të jenë të konsiderueshme vende-vende. Në fushat e..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...