Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"I afërti" – një duet i ri i Toni Dimitrovës dhe Stefan Illçevit

Kënga "I afërti", në interpretim  të duetit Toni Dimitrova - Stefan Illçev, është ndër propozimet e reja në Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare - renditja kombëtare javore për muzikën e re bullgare pop dhe rock. Kënga tashmë është në vendin e pestë.

"Çfarë është lumturia?" - pyet kjo botë e çmendur..."- këndon dueti i ri. Sipas autorit të tekstit Asen Jordanov, përgjigja është: "një njeri i dashur dhe një vështrim besnik...", si dhe "... një përqafim i butë, një zë i ngrohtë. Një puthje e lehtë ëndërrimtare dhe fjalët: Unë jam pranë teje!"

Muzika dhe aranzhimi janë të Svetosllav Lloboshkit. Kënga shoqërohet me një video të bukur, ku shihen vende të bukura nga Burgasi dhe plazhi.

Autor: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD