Ministri i Kulturës Prof. Velislav Minekov priti Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha, njofton në faqen e saj Ministria e Kulturës. Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve tona si dhe mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës si për shembull shkëmbimin kulturor midis operave, baleteve dhe filarmonive kombëtare.
Ministri Minekov shprehu kënaqësi nga ajo që u arrit gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Shqipëri. Ai theksoi se do të bëjë hapat e domosdoshëm në lidhje me Programin e ri për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, që po diskutohet midis qeverisë së Bullgarisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Gjatë bisedimeve ministri i kulturës diskutoi idenë shumëvjeçare që në Tiranë të hapet një Qendër Kulturore Informative e Bullgarisë, për të cilën u diskutua edhe me Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë Elva Margariti, gjatë vizitës së tij javën e kaluar.
Ndër temat e diskutara ishin edhe mundësitë për lehtësimin e shkëmbimit të studentëve dhe nxënësve nga shkollat e arteve dhe kulturës, si dhe forcimi i turizmit kulturor midis dy vendeve.
Ambasadorja Hoxha theksoi se do të jetë mirë, që të rijnë bullgarë të përfshihen në iniciativën “Kryeqytet Evropian i Rinise” në Tiranë vitin 2022.
U diskutua edhe mbështetja e komuniteteve lokale me origjinë shqiptare dhe bullgare në vendet përkatëse.
Çdo vit më 18 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Fillimi është vënë në vitin 1977 nga ICOM (International Council of Museums) – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. Ideja fillimisht ishte të tregonte se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm për..
Radhë pritjeje formohen përpara të gjitha muzeve dhe galerive të mëdha në një ditë të vitit. Kjo është koha kur zhvillohet iniciativa e përbashkët evropiane “Nata e muzeve”. Më 17 maj, muzetë dhe galeritë bullgare hapin dyert me hyrje falas për..
Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..