190 mijë persona kanë vizituar “Pallatin” në qytetin Ballçik të Detit të Zi që nga fillimi i vitit 2021, raporton bgtourism.bg. Nga dje deri në fund të marsit 2022 në “Pallat” mund të shihet një ekspozitë interesante e lëvizshme e Muzeut Historik në Pomorie "Zogjtë - lajmëtarë qiellorë apo çfarë?". Ndër eksponatet më të vlefshme është një zog i vogël me një sqep masiv nga mijëvjeçari i 5-të para Krishtit.
Kompleksi arkitekturor dhe parku "Pallati" në Balchik është ndërtuar si rezidencë e mbretëreshës rumune Maria (1875-1938). Ajo e quan atë me emrin turk "Tenha Yuva", që do të thotë "Foleja e vetmuar". Sot njihet më shumë si "Foleja e heshtur".
Mbretëresha e vizitoi qytetin për herë të parë në vitin 1921 në shoqërinë e djalit të saj Princit Nikolla dhe u mahnit aq shumë nga bukuria e gjirit sa që në vitin 1924 filloi ndërtimi i rezidencës së saj.Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..
Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..
Muzeu i vetëm i Qelqit në Bullgari ndodhet në qytetin Bellosllav, në bregun e njërës prej mëngëve të liqenit Varna. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1893, vëllezërit Mushallan hodhën themelet e prodhimit bullgar të qelqit, duke krijuar fabrikën e parë..
Gorna Orjahovica shpesh mbetet padrejtësisht e fshehur nga sytë e turistëve, megjithëse ndodhet vetëm rreth 10 kilometra larg nga kryeqyteti ynë i vjetër,..