Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane është një parajsë në malin Pllana pranë kryeqytetit. Besohet se manastiri i shenjtë u themelua gjatë sundimit të mbretit Samoil në fund të shekullit të dhjetë. Sipas një legjende, gjatë gjuetisë në zonë, Samoili vrau një dre, i cili derdhi lot të mëdhenj para se të vdiste. Mbreti u emocionua aq shumë sa urdhëroi të ndërtohej një manastir në këtë vend për nder të Shën Kryeengjëllit Mihaill, i njohur si mbrojtës i shpirtrave dhe luftëtar kundër së keqes.
Në ditët e sotme kompleksi përfshin një kishë, kishat e vogla "Fjetja e Hyjlindëses Mëri " dhe "Shën Ivan Rillski", si dhe ndërtesa banimi dhe fermash. Në vitin 2000, në oborrin e tij u ndërtua një kambanore. "Shën Kryeengjëlli Mihaill" ruan relike unike që lidhen me epokën e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1393) dhe Mbretin Ivan Shishman - sundimtari i fundit bullgar para rënies së Bullgarisë nën sundimin osman.
Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane ka dy festa tempulli - më 8 nëntor festohet Dita e Shën Kryeengjëllit Mihaill, dhe më 15 gusht - Dita e Nënës së Shenjtë të Zotit. Manastiri është shpallur monument kulture.
Më shumë hollësi për këtë vend të shenjtë, të zhytur në histori dhe legjenda,mund të lexoni në artikullin “Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaTë Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një..
Atë ditë, Shpëtimtari organizoi darkën tradicionale të Pashkës për popullin hebre në shtëpinë e një banori të Jerusalemit. Përpara darkës, si shprehje respekti, Ai lau këmbët e apostujve dhe tha: “Unë erdha për të shërbyer, jo që të më shërbejnë” ...
Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë, një mëkatare arriti të hynte në shtëpinë ku po qëndronte Krishti dhe, duke dashur të tregonte..