Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë, një mëkatare arriti të hynte në shtëpinë ku po qëndronte Krishti dhe, duke dashur të tregonte respektin e saj, derdhi miron mbi kokën e Shpëtimtarit. Miroja ishte shumë e shtrenjtë, kështu që disa njerëz u indinjuan me të: "Pse është ky shpërdorim?", "Përse të mos shitej kjo miro dhe paratë t'u jepeshin të varfërve." Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ''Të varfëritë i keni gjithmonë me ju, ndërsa mua nuk më keni gjithmonë''. Kjo grua i kuptoi gabimet e saj, derdhi lot pendimi dhe fshiu këmbët e Shpëtimtarit me flokët e saj.Me këtë zell, ajo jep një shembull përulësie dhe pendimi të sinqertë për të gjithë ata që duan të ndjekin Krishtin.
Në të njëjtën ditë, Kisha kujton gjithashtu vendimin e Sinedrit për të dënuar Jezu Krishtin dhe tradhtinë e Judës.
Një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, Juda Iskarioti, shkoi te krerët hebrenj të priftërinjve dhe ra dakord me ta që t'ua tradhtonte Shpëtimtarin për tridhjetë copë argjendi. Në këtë kuptim, Kisha ngre pyetjen nëse njerëzit që e quajnë veten të krishterë nuk e tradhtojnë Krishtin, duke u pikëlluar dhe duke e tradhtuar Atë vazhdimisht me veprimet dhe mendimet e tyre.
Tekst: Aleksandra Karamihaleva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Mitropolia e Vidinit, pravoslavieto.com
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..
Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..
Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit,..