Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë, një mëkatare arriti të hynte në shtëpinë ku po qëndronte Krishti dhe, duke dashur të tregonte respektin e saj, derdhi miron mbi kokën e Shpëtimtarit. Miroja ishte shumë e shtrenjtë, kështu që disa njerëz u indinjuan me të: "Pse është ky shpërdorim?", "Përse të mos shitej kjo miro dhe paratë t'u jepeshin të varfërve." Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ''Të varfëritë i keni gjithmonë me ju, ndërsa mua nuk më keni gjithmonë''. Kjo grua i kuptoi gabimet e saj, derdhi lot pendimi dhe fshiu këmbët e Shpëtimtarit me flokët e saj.Me këtë zell, ajo jep një shembull përulësie dhe pendimi të sinqertë për të gjithë ata që duan të ndjekin Krishtin.
Në të njëjtën ditë, Kisha kujton gjithashtu vendimin e Sinedrit për të dënuar Jezu Krishtin dhe tradhtinë e Judës.
Një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, Juda Iskarioti, shkoi te krerët hebrenj të priftërinjve dhe ra dakord me ta që t'ua tradhtonte Shpëtimtarin për tridhjetë copë argjendi. Në këtë kuptim, Kisha ngre pyetjen nëse njerëzit që e quajnë veten të krishterë nuk e tradhtojnë Krishtin, duke u pikëlluar dhe duke e tradhtuar Atë vazhdimisht me veprimet dhe mendimet e tyre.
Tekst: Aleksandra Karamihaleva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Mitropolia e Vidinit, pravoslavieto.com
Më 2 prill mbushen 95 vjet nga lindja e këngëtares popullore Stefka Sëbotinova . Ajo lindi në vitin 1930 në ish-fshatin Rozov Klladenec, sot fshati Obruçishte, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Juglindore. Ajo vjen nga një familje..
Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..