Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë, një mëkatare arriti të hynte në shtëpinë ku po qëndronte Krishti dhe, duke dashur të tregonte respektin e saj, derdhi miron mbi kokën e Shpëtimtarit. Miroja ishte shumë e shtrenjtë, kështu që disa njerëz u indinjuan me të: "Pse është ky shpërdorim?", "Përse të mos shitej kjo miro dhe paratë t'u jepeshin të varfërve." Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ''Të varfëritë i keni gjithmonë me ju, ndërsa mua nuk më keni gjithmonë''. Kjo grua i kuptoi gabimet e saj, derdhi lot pendimi dhe fshiu këmbët e Shpëtimtarit me flokët e saj.Me këtë zell, ajo jep një shembull përulësie dhe pendimi të sinqertë për të gjithë ata që duan të ndjekin Krishtin.
Në të njëjtën ditë, Kisha kujton gjithashtu vendimin e Sinedrit për të dënuar Jezu Krishtin dhe tradhtinë e Judës.
Një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, Juda Iskarioti, shkoi te krerët hebrenj të priftërinjve dhe ra dakord me ta që t'ua tradhtonte Shpëtimtarin për tridhjetë copë argjendi. Në këtë kuptim, Kisha ngre pyetjen nëse njerëzit që e quajnë veten të krishterë nuk e tradhtojnë Krishtin, duke u pikëlluar dhe duke e tradhtuar Atë vazhdimisht me veprimet dhe mendimet e tyre.
Tekst: Aleksandra Karamihaleva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Mitropolia e Vidinit, pravoslavieto.com
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..
Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..