Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë, një mëkatare arriti të hynte në shtëpinë ku po qëndronte Krishti dhe, duke dashur të tregonte respektin e saj, derdhi miron mbi kokën e Shpëtimtarit. Miroja ishte shumë e shtrenjtë, kështu që disa njerëz u indinjuan me të: "Pse është ky shpërdorim?", "Përse të mos shitej kjo miro dhe paratë t'u jepeshin të varfërve." Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ''Të varfëritë i keni gjithmonë me ju, ndërsa mua nuk më keni gjithmonë''. Kjo grua i kuptoi gabimet e saj, derdhi lot pendimi dhe fshiu këmbët e Shpëtimtarit me flokët e saj.Me këtë zell, ajo jep një shembull përulësie dhe pendimi të sinqertë për të gjithë ata që duan të ndjekin Krishtin.
Në të njëjtën ditë, Kisha kujton gjithashtu vendimin e Sinedrit për të dënuar Jezu Krishtin dhe tradhtinë e Judës.
Një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, Juda Iskarioti, shkoi te krerët hebrenj të priftërinjve dhe ra dakord me ta që t'ua tradhtonte Shpëtimtarin për tridhjetë copë argjendi. Në këtë kuptim, Kisha ngre pyetjen nëse njerëzit që e quajnë veten të krishterë nuk e tradhtojnë Krishtin, duke u pikëlluar dhe duke e tradhtuar Atë vazhdimisht me veprimet dhe mendimet e tyre.
Tekst: Aleksandra Karamihaleva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Mitropolia e Vidinit, pravoslavieto.com
Kanë kaluar 35 vjet që nga themelimi i shoqatës "SOS Fshatrat e Fëmijëve Bullgari". Me këtë rast, Presidenti Rumen Radev do të vizitojë fshatin Dren, Bashkia Radomir, ku do të marrë pjesë në festimin e përvjetorit, njoftoi qendra e shtypit e kreut të..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..
30 vjet më parë, ndërtesa madhështore e Reichstagut në Berlin u vesh me pëlhurë argjendi në një nga aksionet më spektakolare nga artisti me origjinë bullgare Kristo (Christo Javacheff) dhe gruaja e tij Jeanne-Claude. Tani një instalacion ndriçues e..
Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë"..