Në sektorin e shëndetësisë ka korrupsion - kështu mendojnë 60% e bullgarëve. Megjithatë, vetëm 18 për qind e atyre që janë hasur me praktika të tilla kanë sinjalizuar. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Global Metrics, i kryer në gjysmën e dytë të majit, i porositur nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore.
Sipas studimit, gjatë pandemisë Covid kanë dalë shumë probleme, si neglizhenca e të sëmurëve kronikë, prevenca e pamjaftueshme, niveli pothuajse zero i kujdesit post-spitalor, aksesi i kufizuar tek specialistët për një pjesë të popullsisë së vendit, protokollet e gabuara të trajtimit etj. Problemet lidhur me mungesa e personelit, si dhe baza e pamjaftueshme materialo-teknike në disa nga institucionet mjekësore, po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Gjysma e të anketuarve pohojnë se nuk kanë pasur kontakte me spitale në 5 vitet e fundit. Shumë prej tyre janë të mendimit se në spitalet private mjekët janë më të sjellshëm dhe më të përgjegjshëm. Prandaj, 72% e bullgarëve të anketuar dëshirojnë të trajtohen në spitale private nëse kanë mundësi financiare.Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..
"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të..