Banka Popullore Bullgare /BNB/ hodhi në qarkullim një monedhë përkujtimore argjendi me prarim të pjesshëm. Monedha i kushtohet "Hanit Omurtagut" dhe është nga seria "Sundimtarët mesjetarë bullgarë". Vlera nominale është 10 leva (5 euro) dhe shitet për 96 leva ose 47 euro. Deri më 10 nëntor, shitja është e kufizuar deri në dy monedha për një klient, pas së cilës do të shitet pa kufizime.
Ana e përparme paraqet imazhin e sundimtarit të marrë nga vula e tij dhe të vendosur në një medaljon të praruar. Në anën e pasme janë vendosur pamjet e kolonës me të ashtuquajturin “mbishkrim të Çatallarit” të Omurtagut, për ndërtimet e ndërmarra prej tij. Udhëheqësi bullgar Omurtag është paraqitur gjithashtu në fron, ashtu siç është përshkruar në një miniaturë nga "Kronika" e Joan Skilicës.Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..