Banka Popullore Bullgare /BNB/ hodhi në qarkullim një monedhë përkujtimore argjendi me prarim të pjesshëm. Monedha i kushtohet "Hanit Omurtagut" dhe është nga seria "Sundimtarët mesjetarë bullgarë". Vlera nominale është 10 leva (5 euro) dhe shitet për 96 leva ose 47 euro. Deri më 10 nëntor, shitja është e kufizuar deri në dy monedha për një klient, pas së cilës do të shitet pa kufizime.
Ana e përparme paraqet imazhin e sundimtarit të marrë nga vula e tij dhe të vendosur në një medaljon të praruar. Në anën e pasme janë vendosur pamjet e kolonës me të ashtuquajturin “mbishkrim të Çatallarit” të Omurtagut, për ndërtimet e ndërmarra prej tij. Udhëheqësi bullgar Omurtag është paraqitur gjithashtu në fron, ashtu siç është përshkruar në një miniaturë nga "Kronika" e Joan Skilicës.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..