Banka Popullore Bullgare /BNB/ hodhi në qarkullim një monedhë përkujtimore argjendi me prarim të pjesshëm. Monedha i kushtohet "Hanit Omurtagut" dhe është nga seria "Sundimtarët mesjetarë bullgarë". Vlera nominale është 10 leva (5 euro) dhe shitet për 96 leva ose 47 euro. Deri më 10 nëntor, shitja është e kufizuar deri në dy monedha për një klient, pas së cilës do të shitet pa kufizime.
Ana e përparme paraqet imazhin e sundimtarit të marrë nga vula e tij dhe të vendosur në një medaljon të praruar. Në anën e pasme janë vendosur pamjet e kolonës me të ashtuquajturin “mbishkrim të Çatallarit” të Omurtagut, për ndërtimet e ndërmarra prej tij. Udhëheqësi bullgar Omurtag është paraqitur gjithashtu në fron, ashtu siç është përshkruar në një miniaturë nga "Kronika" e Joan Skilicës.Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov. Deputeti saktësoi se kjo votë u organizua nga forca e tij politike, e cila..
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..