Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkatdhetarët tanë në Pragë kanë frikë për të ardhmen e Shtëpisë Bullgare atje

7
Foto: arkiv personal

Një histori nga jeta e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit, e karakterizuar nga dhimbja dhe shpresa për drejtësi. Kështu, mund të përshkruajmë shkurt thirrjen për ndihmë të kryetares së Bashkësisë Ortodokse Bullgare në Republikën Çeke, Sillvija Krësteva, drejtuar Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe një sërë institucionesh të tjera shtetërore në vendin tonë. Problemi i Sillvijas nuk është shëndetësor, ajo nuk ka probleme financiare, por dëshiron të vazhdojë misionin e saj për të punuar në interes të bullgarëve në Çeki. Për këtë qëllim ajo ka nevojë për ndihmë për të ruajtur godinën e siguruar nga shteti bullgar për nevojat e komunitetit bullgar në Pragë. Shtëpi të ngjashme bullgare ka edhe në disa qytete të tjera të vendit, por ajo në kryeqytetin çek përdoret nga shtatë shoqata bullgare, të cilat edhe pse zhvillojnë aktivitete të ndryshme, punojnë në sinkronizim të mirë me njëra-tjetrën, shpjegon zonja Krësteva.

Një shoqe e ngushtë e Sillvijas, Eli Mandaxhieva – ish-kryeredaktore e revistës bullgare “Roden Glas” /Zëri i Atdheut”/, saktëson:

Eli Mandaxhieva dhe godina në fjalë

“Ndërtesa për të cilën po luftojmë është blerë për t'u shërbyer bullgarëve dhe shoqatave bullgare që ndodhen në territorin çek. Pakica bullgare është një nga 14 pakicat e njohura zyrtarisht në Republikën Çeke, së bashku me polakët, sllovakët dhe hungarezët. Qeveria çeke është e detyruar të ndajë fonde për aktivitetet e tyre kulturore. Deri në vitin 1989, shtëpia përdorej shumë aktivisht, sepse ishte një qendër për njerëzit në kohën kur nuk kishte internet. Sot, në kohën e izolimit social dhe shkrirjes së bullgarëve jashtë vendit, ruajtja e tij është edhe më e rëndësishme."

Pse janë në rrezik aktiviteti dhe zhvillimi i ardhshëm i qendrës bullgare në Pragë?

“Kemi gati 10 vjet që luftojmë për ruajtjen e Shtëpisë Bullgare – shpjegon Sillvija Krësteva. - Para gjashtë vitesh Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ngriti padi kundër nesh në Gjykatën e Çekisë që të largohemi nga godina. Fakti se ne jemi të angazhuar me aktivitete kulturore është i qartë dhe evidentohet nga raportet tona, të cilat i dorëzojmë qeverisë çeke, të tilla i kemi dërguar edhe Bullgarisë”.

Sillvija Krësteva

Në letrën e saj drejtuar institucioneve shtetërore në vendin tonë, Krësteva shkruan se “aktivitetet që shoqatat bullgare kryejnë financohen me grante dhe programe dhe mjetet kanë të bëjnë vetëm me një projekt dhe program të caktuar. Dhe kur keni fonde minimale, pa bazë materiale falas dhe mbështetje të institucioneve bullgare, është shumë e vështirë të zhvilloni veprimtari kulturore, pavarësisht nga ndjenja e fortë e përkatësisë kombëtare”.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e palëkundur dhe këmbëngul që të gjitha shoqatat bullgare në kryeqytetin çek që e përdorin ndërtesën ta lënë atë, sepse nuk ka bazë ligjore dhe nuk disponojnë një kontratë të vlefshme akomodimi. Qëndrimi i tyre është parimor dhe nuk ndikohet nga ndryshimet që ndodhin në qeverisjen e Republikës së Bullgarisë.

Sillvija Krësteva tashmë ka marrë një propozim nga qeveria çeke për të zhvendosur veprimtarinë e saj në një ndërtesë tjetër. “Ambientet e reja në të ashtuquajturën “shtëpi e minoriteteve” në Pragë janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme për të gjitha shoqatat bullgare”, shpjegon Eli Mandaxhieva dhe shton:

“Çështja është se pse duhet ta bëjmë këtë kur kemi një ndërtesë të tërë të përdorur deri më tani për veprimtarinë tonë. Pyetja ime tjetër është, cili do të jetë fati i kësaj shtëpie kur ta lëmë atë? A do ta blejë dikush për një shumë simbolike që ta kthejë, për shembull, në hotel, sepse ndodhet në qendër të Pragës? Le të supozojmë se ka dy zgjidhje të mundshme. Nga njëra anë është Shtëpia e cila shërben nevojat e të gjitha shoqatave bullgare, dhe nga ana tjetër është interesi i një investitori që do ta blejë dhe do ta shndërrojë në hotel. Zgjedhja midis këtyre dy mundësive duhet të bëhet nga qeveria bullgare. Le të shohim se çfarë do të vendosë ajo.”

Bashkësia ortodokse bullgare në Republikën Çeke insiston gjithashtu në krijimin e një komisioni për menaxhimin e shtëpive bullgare në vend. Sipas tyre, në të duhet të marrin pjesë përfaqësues të Ambasadës Bullgare në Pragë, të institucionit përkatës shtetëror që ka të bëjë me bullgarët jashtë vendit /Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, ose Komisioni për Bullgarët Jashtë Shtetit  në Kuvendin Popullor/ si dhe kryetarët e shoqatave bullgare në Çeki. Një subjekt i tillë duhet të garantojë sigurinë e aktiviteteve të tyre, si dhe mbrojtjen nga grabitja.

Shtëpia Bullgare në Mladá Boleslav

“Ne nuk duam që ndërtesat t'i dorëzohen një organizate, sepse që nga viti 2015 ka një ligj në Çeki që lejon që tre persona të bashkohen dhe të vendosin që ndërtesa tashmë do të funksionojë vetëm për njërën nga shoqatat. Shtëpia Bullgare në qytetin Mladá Boleslavaktualisht është e mbyllur për këtë shkak. Aty një nga klubet bullgare ka vendosur që ta shfrytëzojë objektin, por të mos lejojë bashkatdhetarë të tjerë në të”, tha Sillvija Krësteva.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD