Një nga koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 14 nëntorit njoftoi se ka pasur një furnizim të ri të parregulluar me makina votimi dhe shprehu dyshime për manipulime të ardhshme. Kompania Ciela Norma, furnizuese e makinave, tha për BNR se ky është një lajm i rremë. 199 makinat në depon private të kompanisë nuk janë të reja, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Veselin Todorov. Ai e ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve /KQZ/ me një letër për ekzistencën e tyre dhe ka kërkuar që 427 pajisjet e diskutueshme të përdoren për pjesë këmbimi.
KQZ-ja e ka informuar Ministrin e Brendshëm për makinat në fjalë dhe ai ka dhënë urdhër për kontroll. Tashmë ka një prani të shtuar të policisë përpara magazinës së kompanisë.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..