Një nga koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 14 nëntorit njoftoi se ka pasur një furnizim të ri të parregulluar me makina votimi dhe shprehu dyshime për manipulime të ardhshme. Kompania Ciela Norma, furnizuese e makinave, tha për BNR se ky është një lajm i rremë. 199 makinat në depon private të kompanisë nuk janë të reja, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Veselin Todorov. Ai e ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve /KQZ/ me një letër për ekzistencën e tyre dhe ka kërkuar që 427 pajisjet e diskutueshme të përdoren për pjesë këmbimi.
KQZ-ja e ka informuar Ministrin e Brendshëm për makinat në fjalë dhe ai ka dhënë urdhër për kontroll. Tashmë ka një prani të shtuar të policisë përpara magazinës së kompanisë.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..