Më 14 nëntor, kur në Bullgari zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Radio Bullgaria do të ofrojë lajme dhe informacione për votimin në dhjetë gjuhë. Ju ftojmë të ndjekim së bashku rrjedhën e ditës së zgjedhjeve dhe të mësojmë rezultatet e votimit.
Faqja e internetit në gjuhën bullgare do të ndjekë votimin e bullgarëve jashtë vendit. Për këtë qëllim do të kalojmë nga Australia dhe Zelanda e Re përmes Afrikës së Jugut dhe Evropës e gjer tek SHBA-ja dhe Kanada-ja ...
Radio Bullgaria po përgatit edhe dy blloqe aktuale në gjuhën turke, të cilat do të transmetohen nga ora 13.00 deri në 14.00 në http://player.bnr.bg/. Transmetimet do të përfshijnë informacione nga i dërguari i posaçëm i BNR në Turqi, sondazhe me votuesit atje, komente dhe analiza të ekspertëve.
Bashkatdhetarët tanë kudo në botë mund të na dërgojnë informacione, sinjale, foto dhe video për votën jashtë vendit në postën elektronike të Redaksisë së Radio Bullgarisë në Gjuhën Bullgare radiobulgaria@bnr.bg dhe në faqen e saj në Facebook. Bullgarët në Shqipëri, si dhe të gjithë lexuesit dhe dëgjuesit tanë shqipfolës anembanë botës mund të na shkruajnë edhe në albanian@bnr.bg, ose në faqen e Redaksisë së Gjuhës Shqipe në Facebook.Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..