Inflacioni do të përshpejtohet në 4,5% deri në fund të vitit, parashikon Ministria e Financave në vlerësimin e përditësuar të vjeshtës për ekonominë bullgare. Rritja mesatare vjetore e çmimeve do të jetë 2.4%. Faktori kryesor për inflacionin është rritja e ndjeshme e çmimit të lëndëve të para në tregjet botërore dhe veçanërisht të energjisë dhe ushqimit.
Këtë vit ekonomia jonë do të rritet me 4%, dhe vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 4.6%, në rast se fillon zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes, saktëson Ministria.Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...